Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes disa të rinjve në Durrës, njëri i thyen xhamin e makinës, tjetri e plagos me thikë


Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës mes dy të rinjve duke p;ërfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas Policisë, konflikti nisi pasi një prej tyre i ka thyer xhamin e makinës tjetrit. Por ai është hakmarrë duke e goditur me thikë.

Në sherr janë përfshirë dhe dy persona të tjerë, të cilët janë përleshur me grushte.

“U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P.

Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thotë Policia.