Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Mezi pres të punoj me Bajram Begajn


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka uruar presidentin e ri të Republikës, Bajram Begajn, pas betimit të tij në Kuvend.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, Kim shprehet se mezi pret të bashkëpunojë me presidentin e ri.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahpërkrah”– shkruan Kim në Twitter, ku ndan dhe një foto të sajën me Begajn dhe një foto tjetër të presidentit të ri gjatë betimit në Kuvend.

Kujtojmë se Bajram Begaj, bëhet Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë. Pas betimit në Kuvend, ai pritet nga momenti në moment të mbërrijë në Presidencë ku do bëhet zyrtarisht dorëzimi i detyrës nga presidenti Ilir Meta.