Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do ketë një rakordim me Metën. Për kryetar bashkie do mbështes këdo që fiton primaret


Ish-kryeministri Sali Berisha u pyetu nëse mes tij dhe Presidentit në detyrë ka një rakordim për sjelljen opozitare pasi Meta të lërë detyrën.

“Absolustisht do ketë një rakordim të plotë, nuk ka rëndësi a ka. Do ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqipërisë, me Ilir Metën dhe cilindo që do të bashkohet në këtë front”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me zërat që Meta do të jetë një kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës, Berisha tha:

Ne kemi një sistem primaresh nga e cila nuk do të heq dorë. Do të vendosin primaret. Ka marr fund koha që Berisha mbështet këtë apo atë. Berisha do mbështesë cilindo kandidat që fiton në primaret”.