Vendosni fjalën kyçe....

Kishin kultivuar 560 bimë kanabisi në fshat, arrestohet i riu në Shkodër, në kërkim 27-vjeçari


Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 560 bimë kanabisi gjatë një operacioni të koduar “Luarzë”.

Bimët e gjetura në fshatin Luarzë, dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi me inicialet B.H., 24-vjeç, në bashkëpunim me shtetasin 27-vjeçar me inicialet R.B. I pari është vënë në pranga, ndërsa i dyti është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarzë”.

Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Gjenden dhe asgjësohen 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të territorit, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, falë përdorimit të dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizur operacionin “Luarzë”, gjatë të cilit është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Luarzë, Velipojë, Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.