Vendosni fjalën kyçe....

Humb kontrollin e zetorit dhe del nga rruga, humb jetën 56-vjeçari në Mirditë


Një 56-vjeçar ka humbur jetën sot, pasi ndërsa ishte duke drejtuar një zetor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gëziq, në Mirditë.

“Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.