Vendosni fjalën kyçe....

8 humbje jete e 594 raste të reja me koronavirus në vend


Tetë qytetarë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2863.

Personat që kanë humbur jetën janë katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe e një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Nga 3180 testime të kryera janë gjetur 594 raste të reja me koronavirus. Në spital po mjekohen 140 pacientë nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.