Partizani ka bërë një goditje në merkato duke firmosur me lojtarin e kombëtares dhe disa klubeve të njohura jashtë vendit, Ergys Kaçe.
Siç njofton klubi në një njoftim në Facebook, me korçarin është arritur një marëveshje për një vit me mundësinë e rizgjatjes.
28-vjeçari ka një karrierë të pasur duke qenë se ka luajtur me PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL e Aris në Greqi si dhe me Plzen në Çeki.
Po kështu ai ka luajtur 25 ndeshje me ekipin kombëtar duke shënuar dy gola.