Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët tallen pas largimit të SHBA-së, organizojnë ‘funeralin’ duke parakaluar me pajisjet amerikane


Pas gati 20 vitesh luftime kundër Shteteve të Bashkuara në Afganistan, talibanët fitues pozuan me pajisje të kapu ra amerikane në aeroportin e Kabulit, mbajtën një funeral tallës për NATO -n në Khost dhe fluturuan me një helikopter Black Hawk mbi Kandahar.

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ të hënën, pak para mesnatës me kohën lokale. Të martën në mëngjes, luftëtarët talibanë shëtisnin nëpër aeroportin që tani kontrollonin, të mbushur me mbeturina, duke pozuar për fotografi me automjetet, avionët dhe pajisjet e kapura.

“Është një ditë historike dhe një moment historik. Ne e çliruam vendin tonë nga një fuqi e madhe,” tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, duke shtuar se dy dekadat e fundit duhet të shërbejnë si ‘një mësim i madh për pushtuesit e tjerë, një mësim për botën’.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby pranoi të martën se shumë pajisje amerikane kanë rënë në duart e talibanëve, por tha se nuk paraqet kërcënim për SHBA-në ose vendet fqinje.