Vendosni fjalën kyçe....

Richard Grenell takohet me ish-presidentin Donald Trump: Me shefin


Kjo është një foto e publikuar një ditë më parë nga Richard Grenell. Pas shumë kohësh për publikun shqiptar, shfaqet Donald Trump, ish-presidenti amerikan dhe siç duket në formën më të mirë të mundshme. Kjo falë Grenellit, i cili po ndiqet në lëvizjet e tij nga mediet, sidomos pas vizitës në Shqipëri.

“U takova sot me shefin në New Jersey”, shkruan krahas fotos Grenell.

Republikani Grenell vizitoi kohët e fundit Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Rama, presidentin Meta e të tjerë. Ai ka luajtur rolin e të dërguarit të Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi.