Vendosni fjalën kyçe....

Qëllon veten me thikë 56-vjeçari në Tiranë


Një 56-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka qëlluar veten me thikë e është dërguar në spital.

Sipas policisë, personi me inicialet A.Xh. është vetëqëlluar reth 7 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Themistokli Gërmenji’ në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh.,  56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”