Vendosni fjalën kyçe....

Franca ndëshkon Google me 500 milionë euro, gjoba më e madhe në histori për gjigantin teknologjik


Gjiganti amerikan i internetit Google po përballet me gjobën më të madhe në histori, 500 milion euro nga autoriteti francez i konkurrencës, i cili ka vendosur se kompania nuk ka respektuar rregullat e së drejtës së kopjimit që lidhen me tarifat e licencimit.

Autoriteti i konkurrencës i vendit goditi Google me gjobën prej gjysmë miliardi eurosh të martën për mosrespektimin e tij ‘nën mirëbesim’ me mediat sipas një rregulli të Bashkimit Evropian për të drejtat e autorit. Përveç gjobës, autoriteti i ka dhënë Google një ultimatum: ose botuesve u jepet ‘shpërblim për përdorimin e përmbajtjes së tyre të mbrojtur nga të drejtat e autorit’, ose Google duhet të paguajë deri në 900,000 euro në ditë.

Rregulli i BE-së u shtri tek botuesit për të siguruar që agjencitë e lajmeve do të mbrohen nga e drejta e autorit dhe do të marrin pagesa për përdorimin e artikujve dhe fotove të tyre nga ofruesit e shërbimeve në internet.

Kompania amerikane u shpreh e mërzitur për vendimin e autoritetit francez në një deklaratë: “Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë periudhës së negociatave. Kjo gjobë nuk pasqyron përpjekjet e bëra, as realitetin e përdorimit të përmbajtjes së lajmeve në platformën tonë”

Beteja midis Google dhe botuesve francezë, duke përfshirë Agjencinë France-Presse, ka vazhduar që nga fillimi i vitit 2020. Pavarësisht se Google pretendon se ka vepruar si duhet, botuesit francezë insistojnë që kompania të ketë përdorur artikuj dhe pamje të mbrojtura nga e drejta e kopjimit pa paguar në mënyrë të drejtë autorët origjinalë nën rregullin e BE-së.

Në shkurt, Google u detyrua të paguante 76 milionë dollarë për 121 media franceze, me 22 milionë dollarë për t’u paguar çdo vit për tre vjet.