Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik ku u shua familja me katër anëtarë, arrestohet 22-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n


Është arrestuar 22-vjeçari i cili akuzohet për aksidentin tragjik në Vlorë ku u shua një familje me katër anëtarë.

I riu Igli Madani është prangosur pasi duke drejtuar mjetin tip ‘Audi’, ka goditur nga pas mjetin tip ‘Toyota’ me të cilin udhëtonin katër anëtarët e një familjeje që ndërruan jetë në aksidentin tragjik.

Nga aksidenti u plagosen edhe drejtuesi i mjetit ‘Audi’ si dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital.

Njoftimi

“Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

I.M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”.

Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *