Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha feston ditëlindjen e 47-të, të rinjtë e FRPD-së e surprizojnë me tortën e veçantë (FOTO)


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka festuar sot ditëlindjen e tij të 47-të. Ai ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, se të rinjtë e FRPD-së e kanë surprizuar atë me një tortë në formë shahu dhe sëbashku i kënduan këngën e ditëlindjes jashtë selisë blu.

Mbi tortën e veçantë në fushën e lojës së shahut shkruhej: “Edhe 100 kryetar”.

E Basha në momentin kur ka marrë thikën për të prerë tortën, ka zgjedhur të presë pikërisht kokën e mbretit.

 “Me lojë shahu e paskemi, shumë e bukur….Duke ia pre kokën mbretit të zi.”- shkruan Basha i cili ditën e nesërme do të përballet me të tjera zgjedhje të rëndësishme, ato për kryetarin e Partisë Demokratike.

Kundër Bashës kandidojnë edhe tre kandidatë të tjerë: Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *