Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon zyrtarisht numërimi për partitë/ Ky është rezultati përfundimtar, mbi 83 mijë vota të pavlefshme


Përfundon zyrtarisht numërimi për subjektet politike, pasi edhe kutia e fundit e Kallmetit në Lezhë është pasqyruar në faqen e KQZ-së.

Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD 59, LSI 4 mandate dhe PSD 3.

Kështu në rang vendi, PS-ja ka marrë 768177 vota (ose 48.68 %), PD-ja ka marrë 622234 vota (ose 39.43%).

E treta vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me rezultatin më të dobët, me 107522 vota (ose 6.81%).

Ndërkohë Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi, e cila ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve mori 2.25 % të votave ose 35477 të tilla.

Në këto zgjedhje ka rezultuar një numër record votash të pavlefshme, plot 83 019 të tilla ndërsa janë numëruar si të vlefshme 1578168.

Ndërkohë në të gjithë vendin vijon numërimi i votave për kandidatët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *