Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e KQZ-së: Ka pasur problematika në 230 qendra votimi, probleme me pajisjen e identifikimit


Disa probleme janë paraqitur në orët e para të procesit të votimit në disa qendra. Në një deklaratë për mediet, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj tha se shkak për këtë është bërë kryesisht infrastruktura.

Ajo u shpreh se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për pajisjen e identifikimit elektronik, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së vështirë. Sipas saj përdorimi i pajisjes së identifikimit deri më tani nuk ka funksionuar në rreth 100 qendra votim ku votimi vijon me metodën tradicionale.

Ndërkohë ajo është shprehur se nuk ka pasur asnjë problematike në shpërndarjen e materialeve të votimit.

“Skemi patur asnjë problem, në pjesën e shpërndarjes së bazës materiale nuk është konstatuar asnjë problematike. Ka patur disa qendra votimi që skanë qenë të paisura me operator këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Ska pasur operatorë për paisjen elektronike.  Por megjithatë ska pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimit pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë.

Deri tani ka patur disa problematika në disa qendra. Rreth 230 qendra ka patur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e paisjes elektronike. Po merren masa që të zgjidhen. Ska patur problematika me kamerat në qendrat e votimit. Edhe kur ska energji elektrike ofrojnë monitorim edhe gjatë asaj periudhe.”- tha zonja Hoxha.

Pavarësisht problemeve që janë hasur në disa qarqe me pajisjet e identifikimit biometrik, numri i pjesëmarrësve në orët e para paraqitet mjaft i lartë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se deri në orën 09:00 kanë marrë pjesë 7.23% e votuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *