Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet në Elbasan me Gazment Bardhin: U njoftova për probleme teknike në dy qendra votimi


Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar sot në Elbasan me drejtuesin politik të PD-së në këtë qark Gazment Bardhin.

Meta tha se ai ishte njoftuar në këtë takim se kishte patur probleme në dy qendra votimi. Ai tha se Bardhin e takoi si përfaqësuesin kryesor të opozitës në këtë qark dhe se e kishte pyetur nëse ishte thirrur nga Prokuroria për kallëzimin e tij të tre javëve më parë.

“Kujt nuk i pëlqejnë dy gishtat unë ngre edhe grushtin, por grushti është i popullit. Edhe dy gishtat janë të demokracisë, të fitores së Kushtetutës dhe të vendosmërisë për t’i përforcuar themelet e Kushtetutës sot përmes votës së lirë në gjithë Shqipërinë dhe në Elbasan.

U njoftova se kishte probleme teknike në dy qendra votimi, teknike thuhet. Shpresoj të jenë teknike. Njoftoj dhe KQZ-në të marrë masat. Komunikova në telefon dhe me zotin Soreca dhe I kërkova dhe atij të përqendroj këtu edhe më shumë procesin, për të qenë në bashkëpunim sidomos me përfaqësuesit e opozitës për të parandaluar çdo incident që mund të dëmtojë atmosferën në Elbasan, dhe arsye ka ëë po ti referohemi ngjarjes tepër të rëndë dhe tragjike disa ditë më parë dhe për të cilën ende s’kemi një sqarim shterues zyrtar.

 Unë e thirra zotin Bardhi, si përfaqëssuesi kryesor i opozitës. E pyeta njëherë nëse e kishte thirrur prokurori i Elbasanit për të dhënë sqarime për kallëzimin që ka bërë para tre javës. S’ka problem. Në çdo kohë Bardhi është i gatshëm të shkojë. Prokurorët sot i duhen shtetit, policët sot më shumë se kurrë, që të bëjnë detyrën e tyre të parandalojnë çdo krim zgjedhor, sado i vogël të jetë ai.

Asnjë qytetar nuk do të votojë me karta falso, as dy herë. Derisa presidenti voton vetëm një herë dhe vota e të gjithëve sot do të jetë e barabartë, sepse vetëm ajo na garanton bazazinë përpara ligjit, vetëm ajo na garanton paqen në Elbasan sot dhe në 100 vitet që do vijnë.

Presidenti është simboli Unitetit Kombëtar, është garant i mbrojtjes së Kushtetutës, kështu që përfaqëson dhe i ftoj të gjithë të votoj në për aleernativën që ata duan dhe të japin preferencën e tyre për kandidatin apo kandidaten që besojnë më shumë. Kjo është një risi dhe prandaj besoj se pjesëmarrja do jetë e plotë.”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *