Vendosni fjalën kyçe....

Hidhen “Molotov” e fishekzjarre ndaj policisë, s’ndalen prej dy javësh protestat në Irlandën e Veriut (Video)


S’kanë të ndalur protestat në Irlandën e Veriut. Qytetarët qëlluan policinë me bomba Molotov, fishekzjarre e sende të tjera ndërsa ajo u kundërpërgjigj me makina ujëhedhëse e gaz lotsjellës.

Trazirat në kryeqytetin Belfast kanë hyrë në javën e dytë, megjithë thirrjet për paqe dhe unitet që vijnë nga udhëheqësit politikë dhe fetarë.

Më shumë se 74 oficerë policie thuhet se janë plagosur gjatë trazirave. Qytetarët u vunë flakën makinave dhe i drejtuan për nga policia në Tiger Bay dhe New Lodge të Belfastit.

Protestat kanë të bëjnë me marrëveshjen tregtare pas Brexit me Britanisë së Madh dhe Bashkimit Europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *