Pippa Middleton dhe burri i saj James Matthews janë bërë përsëri me fëmijë. Daily Mail shkruan se motra e vogël e Dukeshës së Kembrixhit lindi një vajzë në orën 04:22 të mëngjesit të së hënës, së cilës ia ka vënë emrin Grace Elizabeth Jane Matthews.
Foshnja peshonte 2 kilogramë e 900 gramë.
“Nëna dhe foshnja janë mirë.”– tha një burim për revistën “Hello!”.
Pippa dhe James (37 dhe 45 vjeç), të cilët u martuan në vitin 2017 dhe jetojnë sëbashku në Londër, janë gjithashtu prindër të një djali dy vjeç, Arthur.
Emrat e mesëm të vogëlushes Elisabeth dhe Jane janë dedikim për gjyshet e saj: Carole Elizabeth Middleton dhe Jane Mattheës. Elizabeth mund të jetë gjithashtu edhe për shkak të lidhjeve mbretërore të familjes.
Pippa Middleton nuk ka komentuar asnjëherë për shtatzëninë e saj dhe preferon të mbajë një profil të ulët publik. E megjithatë nëna e saj ia nxori lajmin e shtatzënisë dy javë më parë, në një emision për gatimin.