Vendosni fjalën kyçe....

Bushati jashtë liste, Rama mohon të ketë patur debate me të: S’mbaj inate personale


Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet se në mbledhjen e Kryesisë së PS-së ka pasur debate mes tij dhe ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Gjatë paradites së sotme, në disa medie qarkulluan tabulatet e mbledhjes së PS-së ku tregohej një debat mes Ramës dhe Bushatit, për moskandidimin e këtij të fundit.

Por i pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediet, Rama tha se ai nuk ka pasur asnjë debat me Bushatin, e as me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, që qëndron në fund të listës. Madje ai shtoi përkundrazi, ai e ka mbështetur Bushatin që të zgjidhej si sekretar i OSBE-së.

 “Ne kemi vënë të gjithë drejtuesit, të gjitha figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime, mbështetje, promovime, aty ku duhen në skuadër. Nuk është fronti i betejës, nuk është tek emrat para në listë, por tek objektivi. Atje shkon gjenerali dhe jo e gjithë trupa. Apo jo?! Pastaj meqë më pyete për Fatmir Xhafën, ai e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë një përpjeke për të thyer listën. Duke qenë aty kontributi i tij për skuadrën do të jetë i paçmueshëm. Nuk kemi ne një skuadër 1 deri tek 19 dhe më pas një enturazh, që shkon nga pas. Sot janë listat e hapura. Që nga 1 deri te 36 kemi lojtarë që do të luajnë rolin në fund. Do të shihni në fund kutitë, do të marrin të gjithë vota. Secili ka një profil, Se nuk është se ‘ne luftonim për liri, e ti sjell ujë’. Vlerësime e tjera bëhen jashtë kësaj. Nëse një lojtar është i vrarë dhe nuk luan dot, se fut dot në fushë për atë çka ka bërë në të shkuarën. Për Dimtir Bushatin e thoni ju dhe e përsërisni se; ‘të ka kritikuar’. Ça lidhje ka kjo ?! Dikush thotë; ‘jo po se keni pasur konflikt për kufijtë e Kosovës!’. Unë mund t’ju them diçka që i rrëzon të gjitha këtu. Nëse do të kisha gjëra të tilla, nëse do të funksionojë kështu, se nuk kam funksionuar kështu se nuk mbaj inate. Por nëse në nivelin personal mund të ketë edhe hatërmbetje, kur ti drejton PS nuk mund të jesh njeriu që e ke mendjen se ça tha ky atje, apo ça dëgjova se kishte thënë atje. Ka trajner që zihet me një lojtar në fushë dhe nuk e fut?! Keni dëgjuar ju incidentet që ndodhin në skuadrat e mëdha, e keni parë se si një lojtar ka hedhur fanelën kur ka dalë nga fusha dhe trajneri e ka marrë dhe e ka futur në fushë. Kush i lidh këto me rolin tim, se di ça flet. Nëse do të ishit si unë, do ishit këtu ku jam unë.

Po ju jap një shembull të thjeshtë, që të konkretizojmë diçka që ju se dini që ka ndodhu pas këtyre që ju thoni se unë kam larguar Ditmri Bushatin. Ditmir Bushati ka ardhur tek unë dhe më ka thënë; ‘dua të bëhem sekretar i OSBE, dua mbështetjen tënde’. Dhe unë i kam thënë; ‘Po, do kesh mbështetjen time’.

Ai ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë të gjithë mbështetjen, edhe pse në kushte jo fort të lehta pasi duke qenë kryetar në detyrë i OSBE për 1 vit dhe në vitin kur duhej të zgjidhej 4-shja e sekretariatit që ishte pa u zgjedhur. Disa vende kanë shprehur rezerva, në kushtet kur Shqipëria ka për 1 vit drejtimin e OSBE, ndaj kjo e bën kryetarin e OSBE-së të pabesueshëm. Unë deri në fund e kam mbështetur Bushatin. Përtej debatit që mund të kem unë me të, pasi mund të jetë në nivel konceptual, një sekretar i OSBE-së nga Shqipëria, shqiptar, do të ishte kryevepër. Kam mbështetur Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë. Si mundet unë që të jem personi që; ‘tha kështu, apo ashtu!’ E vërtet që Bushati ka qenë një ministër i mirë.”– deklaroi sot Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *