Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për deputetin që kishte pakënaqësi me listat: U thashë largojeni


Gjatë fjalës së tij në konferencën e sotme për mediet, kryeministri Edi Rama ka pranuar se procesi i plotësimit të listave të kandidatëve të PS-së për deputetë, është shoqëruar me kontestime brenda strukturave të partisë.

Rama tha para gazetarëve se mbrëmë vonë mësoi se një prej kandidatëve ishte i pakënaqur nga renditja e tij në listë dhe kërkonte të mos ishte pjesë. E ai ka vendosur ta lërë të largohet, duke qenë se ka shumë të tjerë që dëshirojnë të jenë pjesë e listës.

“Kam dijeni të një rasti, të një, vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe thoshte që unë do bëj gjithçka por nuk dua të jem në këtë pozicion. Një vetëm kam në dijeni. Më thanë:’Çtë bëjmë’. I thash kush nuk do s’ka problem.

Fatkeqësisht nuk jemi me pak kapacitete dhe me pak lojtarë, qëllimi ka qenë që për çdo qark të kemi më shumë lojtarë se sa pozicione në mënyrë që të bëjmë një përzgjedhje sa më të mirë. Kemi bërë një zgjedhje të mirë. U kemi dhënë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin një parti që nuk ishte në 2017, është e njëjta por e ripërtërirë.”- ka deklaruar Rama.

Në disa medie përflitet se ky kandidat është Alket Hyseni. Balkanweb thotë se ka kontaktuar me deputetin Hyseni, të cilin PS e kishte renditur në vendin e 11 për qarkun e Vlorës. Ai ka pranuar se është tërhequr nga kandidimi.

Ndërkohë Rama iu përgjigj pyetjes së ku do të qëndrojë deputet pas zgjedhjeve.

“Përsa i përket Durrësit dhe Vlorës kam bindjen që objektivi bazë do të realizohet, dilema është e shumëkujt po ku do të rrish, në Vlorë apo Durrës. Do të rri aty ku do të më duan më shumë. Njerëzit e nënës janë në Vlorë ata të babait në Durrës, do të jetë garë mes tyre kush më do më shumë do më ketë atje. Dua që për Durrësin të bëj atë që kam bërë për Vlorën, jo sepse është qyteti ku kam një pjesë të rrënjëve, por se Durrësi është një nga asetet më të mëdha që ka ky vend. Durrësi potencialin për të ndikuar në ekonominë e ka më të madh se Vlora dhe dua ta bëj atë gjë. Por më pas, të shohim kush do të më dojë më shumë për të lënë njërin nga vendet, kurse për objektivin bazë nuk do të dalë kjo pyetje. Mua më thoshin jo ti mos u fut këtu, unë s’jam nga ata që thonë bëni si them unë, por mos bëni si dua unë.”- u shpreh kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *