Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas kalimtarin në Tiranë, autori largohet nga vendngjarja


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme ku një makinë ka përplasur një kalimtar në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Autori ende i pa identifikuar që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja, ndërsa kalimtari i plagosur shtetasi me iniciale D.Gj 42 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndngjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e mjetit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *