Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 20-vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës, reagojnë familjarët e spitali


Një 20-vjeçare nga Gjirokastra ka humbur jetën në spitalin e qytetit pas sjellje në jetë të fëmijës së saj. Familjarët e Kelsjona Muxhait, kanë kërkuar drejtësi lidhur me ngjarjen e rëndë.

Vajza e re humbi jetën gjatë orëve të para të 13 nëntorit, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në maternitetin e Gjirokastrës.

Vjehrra deklaron se e reja është bërë operacion për të lindur fëmijën e ndërsa gjithçka kishte shkuar mirë fillimisht, pak më vonë e kanë njoftuar se 20-vjeçarja kishte ndërruar jetë, shkruan Ora.

Familjarët kërkojnë ekspertizën e ekspertëve mjeko-ligjorë nga Tirana. Lidhur me rastin në fjalë, spitali i Gjirokastrës ka dalë me një deklaratë zyrtare. Ata thekojnë se 20-vjeçarja ka pasur komplikacione të rënda pas operacionit dhe nuk ka arritur të mbijetojë megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

“20-vjeçarja ka pasur komplikacione të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital, 20-vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë. Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.” – thuhet në njoftimin e spitalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *