Nënkryetari i LSI-së, Vasili, pohoi sot se në zgjedhjet e 25 prillit, opozita do marrë më shumë se 100 mandate, megjithatë do vazhdojë të luftojë për të siguruar përmbushjen e standarteve për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ku ndër të tjera theksoi se ligji për Kodin Zgjedhor, i kthyer nga Meta duhet rishikuar nga Kuvendi.
“Duhet të rishikohet ky ligj, për të zhbllokuar integrimin europian të Shqipërisë. Qëndrimi i presidentit ishte koherent. Për këtë gjë, ka reaguar edhe Europa. Edi Rama është bandit i zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, është bandit politik. Axhenda e Edi Ramës është anti-Europë, shpopullimi i vendit. Njeriu kyç i BE thotë prisni opinionin e Venecias. Opozita fiton me 100 mandate, por ne do bëjmë betejë për standardet.” – tha Vasili.
Ai shtoi më tej se ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Partia Socialiste ishin dhunimi i marrëveshjes së 5 qersorit mes partive politike.
“Ndryshimet kushtetuese kanë qenë dhunim i 5 qershorit. Zonjës Kim ose nuk ia lexojnë mirë ose ia përkthejnë keq. S’jam i sigurt. 5 Qershori ra.” – shtoi Vasili.