Kryeministri Rama ka ironizuar sërish presidentin Meta.
Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, kryeministi tha për gazetarët se problemi i madh i shqiptarëve për të ardhmen është Ilir Meta dhe LSI-ja. Sipas kreut të qeverisë ky problem do zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme.
“Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh që duhet të zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme dhe besoj se do të zgjidhet.” – tha Rama.
Lidhur me videot e kërkuara nga presidenti, Rama u tha gazetarëve se nuk merret me kinostudion duke ironizuar kreun e shtetit.
“Unë me kinostudion e kam mbyllur që kur u hap rruga për të parë filmat që prodhon bota. Mikrostudion e filmimeve në trurin e Ilir Metës e ka Ilir Meta, nuk e kam unë. Nuk merrem me video dhe gomarllëqe të këtij niveli. Iliri është bërë kopja e vetme, që ka lënë pas origjinalin.” – tha kryeministri.