Vendosni fjalën kyçe....

Shkollat hapin dyert, mësimi do zhvillohet me tre e katër turne


Sot ka nisur procesi mësimor në mbarë vendin, me rreth 480 mijë nxënës që do ulen në bankat e shkollës.

Mësimi do zhvillohet në mënyrë të pazakontë e me masa shtesë për shkak të covid-19. Mësuesit e nxënësit do duhet të përdorin maska e deziinfektantë ndërsa për shkak të distancimit social, klasat nuk do jenë në kapacitet e tyre të zakonshme duke bërë që mësimit të zhvillohet me turne.

Në varësi të numrit të nxënësve në klasa, pritet që mësimit të zhvillohet me dy, tre ose katër turne.

Me katër turne mësimit do zhvillohet në qytetet e mëdha si Tiranë e Durrës, që kanë shumë nxënës dhe ku një pjesë shkollash janë jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nxënësve do u matet temperatura para futjes në klasa ndërsa duhet të kenë me vete edhe një formular që shkaktoi jo pak polemika, ku duhet të deklarojnë se nuk janë të prekur nga covid-19 dhe se nuk kanë anëtarë të familjes të prekur nga koronavirusi.

Lidhur me procesin mësimor, janë gari tre skenarë. I pari parashikon zhvillimin e mësimit normalisht, i dytë në mënyrë të përzier, në shkollë dhe online ndërsa skenari i tretë parashikon që mësimit të bëhet krejt online, siç u zhvillua në periudhën e karantinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *