Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka sqaruar dhe ka paraqitur dokumentet lidhur me pretendimet e prokurorisë së posaçme për pasurinë e klientit të tij.
Avokati Alban Qafa tregoi dokumentet e kredive bankare të marra nga Ndroqi për blerjen e Ora News, mjeteve si dhe pronave të tjera të paluajtshme.
Aktivitetet e bizneset e zotit Ndroqi kanë rezultuar nga Tatimet si të rregullta. SPAK është nxituar në veprimet e tij. Veprimet e paligjshme i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra milionë euro siç është në rastin e fundit, që nuk ka nevojë ta përmend. Të gjitha bizneset e Ylli Ndroqit janë financuar nga bankat me kredi dhe të gjitha bizneset funksionojnë me kredi dhe kjo është e faktuar tashmë.
Avokati tha se klienti i tij është në dy procese gjyqësore me kryebashkiakun Veliaj, njërin për shpifje dhe tjetri për pretendim nga ana e Veliajt për gjobvënie.