Vendosni fjalën kyçe....

“Përshëndetje, jam bashkëshorti i Joe Biden, Joe Biden” – Lapsusi i kandidatit demokrat për president (Video)


Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden, bëri një lapsus gjatë një komunikimi me mbështetësit e tij në rrjet.

Teksa po prezantohej, Biden iu referuar vetes si bashëshorti i Joe Biden, teksa tha: Mirëmëngjes, unë jam bashkëshorti i Joe Biden, Joe Biden.

Kjo është gafa e radhës verbale e Joe Biden, i njohur për të tilla që prej hapjes së garës për president, gjë që mund t’i kushtojë jo pak atij në garën presienciale nda kreut të Shtëpisë së Bardhë, Trump.

Gjatë bisedës me Shoqatën Kombëtare të Arsimit (NEA) nga shefja e organizatës, Lily Eskelsen Garcia, teksa kjo e fundit e prezantoi atë si bashkëshortja e tij, Jill Biden, është një anëtare e vjetër e shoqatës, ai tha: Mirëmëngjes të gjithë, unë jam burri i Joe Biden, Joe Biden.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *