Vendosni fjalën kyçe....

Grenell: Ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi s’ishte e Trump-it (Video)


Zyrtari i Posaçëm i vendosur nga Shtëpia e Bardhë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell ka sqaruar burimin e idesë për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve për të arritur një marrëveshje.

Grenell në një intervistë për Fox News deklaroi se kjo ide nuk është e Presidentit Donald Trump duke shtuar më pas se situata u krijua nga ish-këshilltari për sigurinë John Bolton.

Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton” -dekaroi Grenell në intervistë.

Grenell shtoi më pas se është duke luftuar për këtë thashethem që ka rrjedhur nga fakti që Bolton ka ndjekur një politikë të veten e jo të presidentit Trump.

Kur pranon të punosh për një President si Trump, që është njeri që dëshiron të ndryshoj Uashingtonin, nuk mund te veprosh si John Bolton. Si përfundim kjo nuk është një konflikt në mes të Demokrateve dhe Republikaneve, por një “lufte” ne mes te Uashingtonit Zyrtar me pjesës tjetër të Amerikes”-tha ai.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve ka shkaktuar debat të madh në trojet shqiptare dhe Serbi por edhe në forumet ndërkombëtare.

Mes Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj pati një përplasje ku qeveria e atëhershme për të ndalur këtë ide aplikoi edhe taksën 100% ndaj produkteve serbe. 

Edhe në Shqipëri ka pasur përplasje mes figurave politike për këtë ide, ku Kryeministri Rama nga njëra anë ka dalë në mbështetje të Thaçit, ndërsa ish-kryeministri Berisha haptasi ka kundërshtuar një ide të tillë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *