Një grua ka arritur të vërë në vështirësi kreun e PD-së Lulzim Bashën, duke e bombarduar vazhdimisht me pyetje, se çfarë do të bëjë ai nëse qytetarët e votojnë për kryeministër.
Në bashkëbisedimin e radhës me bizneset, Basha u ndal në Njësinë Administrative Nr.9 ku u takua me një zonjë, e cila i tregoi se pavarësisht se biznesi i saj ka qenë i mbyllur gjatë pandemisë, nuk ka marrë para nga qeveria, ndërsa tregonte se është detyruar të futej edhe në borxh.
Me të folurën e saj karakteristike prej “tironceje”, zonja e pyeti disa herë Bashën nëse ai do ia jepte ato lekë kur ai të vijë në pushtet. E Basha në asnjë moment nuk tha “PO”, por se do bëjë “atë që do bëjë”.
BISEDA:
Zonja Beshiri: Të na kthejë lekët o vëlla, që na i mbajti. S’mund t’i kërkosh lekë qiraxhiut se edhe ai gjynah. Lekët na i jep ti tani
Basha: Bravo, hallexhiu e flet edhe më mirë se ç’mund ta përshkruaj unë
Zonja: Hallexhinj jemi se dola kërkova pare borxh unë që shtyva dy muaj. Tani të marr lekët. Ishalla kur vini ju të na jepni ato lekë, apo s’do na i jepni?
Basha: Të gjitha dëmet që ju janë shkaktuar…
Zonja: Po?
Basha: …shteti duhet të ua dëmshpërblejë
Zonja: Kush shtet?
Basha: Shteti shqiptar
Zonja: Shteti shqiptar?
Basha: Po pastaj varet se ça kryeministri keni në krye, një që mendon vetëm për veten e vet…
Zonja: Por po të zgjodhëm ty çfarë do bësh ti, do na i kthesh?
Basha: Atë që do bëj, do zbatoj ligjin, nuk do zbatoj tarafet, e nuk do shoh xhepat e 5 oligarkëve por do shoh xhepat e juaj
Zonja: Po pronat si do i bësh?
Basha: Për pronat do flasim në një moment tjetër…