Negociatat për reformën zgjedhore për të dytën ditë radhazi u zhvendosën sot nga pallati i Kongreseve te rezidenca e ambasadores amerikane.
Mirëpo siç duket edhe ky takim i sotëm nuk ka shkuar sipas planifikimit, pasi është ndërprerë për një pushim të shkurtër.
Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u largua nga tryeza.
E pas tij të njëjtën gjë bënë edhe përfaqësuesit e PD-LSI-së, por edhe Rudina Hajdari.
Mbledhja është ndërprerë pasi palët pritet që të konsultohen me liderët e partive për lëshimet që duhet të bëjnë lidhur me kërkesat që kanë, karshi atyre të palës tjetër.