Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në fuoristradën e shoferit të linjës Delvinë-Athinë


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak pas mesnatës në Delvinë. Mësohet se një automjeti tip “Mercedez Benz GLE” i është vënë eksploziv.

Makina të cilës i është vënë eksplozivi, është në pronësi të shtetasit Vango Zoto, 53 vjeç, i cili është edhe shofer i linjës Delvinë-Athinë.

Ngjarja u regjistrua në qendër të qytetit, ku ka shkuar policia për të kryer hetimet.

Paraprakisht dyshohet se tritoli mund të jetë vendosur për larje hesapesh apo ndonjë konflikt që 53-vjeçari mund të ketë pasur. Megjithatë ende nuk ka asnjë të dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *