Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri shkrumbon magazinën në Gjermani, pamjet “apokaliptike” të flakëve e tymit (Videot)


Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar një magazinë druri në qytetin portual gjerman të Bremenit, duke detyruar policinë të evakuojë zonën teksa zjarrfikësit luftonin me zjarrin.

Magazina mori flakë në orët e vona të së martës, ndërsa flakët ngriheshin deri në 15 metra lartësi. Reja e tymit u ngrit në rreth 200 metra lartësi duke shpërndarë një re hiri në gjithë qytetin.

Videoja e dëshmitarëve okularë nga vendi i ngjarjes tregon forcën e flakëve nga djegia e lëndës drusore në brendësi të magazinës.

Të paktën një person u shtrua në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen për shkak të tymit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *