Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 32.
Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i personave të infektuar ka shkuar në 1061, ku 95 raste janë evidentuar vetëm sot.
Ndërkohë që numri i viktimave dhe infektuarve rritet Greqia, po aplikon masa shtrënguese.
Mëngjesin e ditës së sotme qytetarët grekë nxituan të mbanin radhën në supermarkete, për tu furnizuar me ushqimet e nevojshme.
Fakti që shumë po punojnë çdo ditë, për të qëndruar mbyllur nesër ka shkaktuar radhë të mëdha jashtë dyqaneve.
Qytetarët prisnin me durim të pajisur me maska dhe doreza derisa të vinte dikush që ti thërriste për të hyrë në supermarkete, në mënyrë që të mos tejkalonte numrin e klientëve të parashikuar nga udhëzimet përkatëse për mbrojtjen tonë kundër koronavirusit.