Vendosni fjalën kyçe....

Fusha i pagoi Maznikut hotelin 1816 euro në Barcelonë, prokuroria pushon hetimin ndaj zëvendësit të Veliajt


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, që kishin përfituar pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha, për akomodimin në një hotel luksoz të Barcelonës në qershor të vitit 2018.

Në shtator 2019 prokuroria njoftoi se po i zgjeronte hetimet ndaj nënkryetarit të bashkisë, Arbjan Mazniku, por dy muaj më vonë, në dhjetor 2019 kërkoi në gjykatë pushimin e çështjes, shkruan BIRN.

Procedimi penal u regjistrua pas publikimit në media të faturës që tregonte se biznesmeni Fusha kishte paguar 1816 euro për dy netë qëndrimi të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në hotelin me 5 yje ‘Alma’ në Barcelonë në qershor 2018.

Kompania Fusha Sh.p.k është kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës dhe vetëm gjatë 4 viteve të fundit, kohë kur në krye të bashkisë ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përfituar mbi 28.6 milionë euro në fonde publike nga ky institucion.

Fusha fitoi gjithashtu tenderin me vlerë 11 milionë euro për ndërtimin e sheshit Skënderbej, si e vetmja kompani konkurruese si dhe qëndron pas projektit kontrovers të partneritetit publik privat për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *