Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje vendeve të OSBE-së të kontribuojnë për Ukrainën: Njerëzit po jetojnë në ferr


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, në konferencën mbi sigurinë ku ka folur si kryesues i OSBE-së. Konferenca përqendrohet në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe Rama iu bëri thirrje të gjitha vendeve të OSBE të ofrojnë mbështetje për njerëzit, që jetojnë në kufirin e luftës.

 “Vazhdojnë incidentet, sidomos gjatë natës, për shkak të mungesës së kapaciteteve për të monitoruar vijën kufitare në mënyrë më konstante. Iu bëj thirrje të gjitha vendeve të mbështesin ata njerëz, që jetojnë në atë ferr. Nuk do të kushtojë male me para, por disa kontribute shtesë nga vendet e OSBE, në mënyrë që të garantohet që askush të mos vazhdojë të luajë e të krijojë këto incidente. E gjitha kjo është siç u tha, por le të mos gënjejmë veten, sepse nuk është vetëm Ukraina, është edhe Gjeorgjia, Moldavia, por mbi të gjitha ka të bëjë me civilizimin tonë”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *