Pas ultimatumit 48-orësh nga ana e policisë për të justifikuar pasurinë, Lulzim Berisha, ka dorëzuar vërtetimin e Kadastrës, sipas të cilit nuk ka asnjë pronë për të deklaruar.
Këtë gjë e paralajmëroi avokati i Berishës ditën e djeshme, Detar Hysi, i cili tha se klienti i tij nuk ka asnjë pronë pasi ato i janë sekuestruar nga Krimet e Rënda kohë më parë, ndërsa motrës së Berisdhës, Gjykata e Lartë ia kishte kthyer pronat.
Berisha nuk ka asnjë pronë por ka disa aktivitete. Siç deklaroi avokati ditën e djeshme, klienti i tij ka një bar-kafe me qira, është aksioner në shoqërinë ‘Rajan 2007’ bashkë me të motrën, shoqëri që furnizon me karburant anijet e peshkimit.
Vlen të theksohet se Berisha e mori vërtetimin e Kadastrës, një institucion shtetëror në varësi të qeverisë. Çka do të thotë se është e pakuptimë zhurma e bërë dje nga policia për t’i kërkuar një shtetasitë deklarojë atë ç’ka shteti e ka në defteret e tij.
Oficerët e policisë shumë lehtë mund të kërkonin informacione nga zyrat e shtetit për pasurinë e Berishës dhe të merrnin informacionet që ai u vuri në dispozicion sot.
Spektakël i qeverisë apo fushatë me qëllim të caktuar?!