Vendosni fjalën kyçe....

50 mijë persona do evakuohen nga zjarret në Kaliforni


Rreth 50000 persona duhet të evakuohen nga banesat e tyre që ndodhen në veri të Los Anxhelesit, një zonë e prekur nga zjarret, që janë favorizuar nga erërat e forta, sipas forcave të zjarrfikësve.

Flakët kanë përfshirë brenda disa orëve rreth 2 000 hektarë tokë dhe kërcënojnë banesat pranë qytetit të Santa Clarita, rreth 65 kilometra në veri të Los Anxhelesit.

Rajoni i Los Anxhelesit është në alarm të kuq, të paktën deri sot në mbrëmje, për shkak të kushteve meteorologjike, me erëra të forta, temperatura të larta që arrijnë deri mbi 30 gradë Celsius.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *