Vendosni fjalën kyçe....

“Fuqia e Televizionit”- Ellen DeGeneres nuk largohet pa çmim nga ‘Golden Globes’


Moderatorja Ellen DeGeneres nuk doli pa një çmim në ceremoninë e ‘Golden Globes’ të dielën. Ajo u vlerësua me çmimin “Fuqia e Televizionit”.

“Gjithçka që kam dashur është që të bëj njerëzit të ndihen mirë dhe të qeshin, dhe nuk ka ndjenjë më të madhe se kur dikush më thotë se u kam bërë ditën më të mirë me shfaqjen time, ose që i kam ndihmuar ata të kalojnë një sëmundje apo një kohë e vështirë në jetën e tyre”– tha DeGeneres, citon CNN.

Moderatorja dhe komediania vijoi më tej duke thënë: “Por fuqia e vërtetë e televizionit, për mua nuk është që njerëzit të shikojnë shfaqjen time, por që njerëzit të shikojnë shfaqjen time dhe pastaj të frymëzohen që të dalin dhe të bëjnë të njëjtën gjë në jetën e tyre. Ata t’i bëjnë njerëzit të qeshin ose të jenë të sjellshëm ose ndihmojnë dikë që është më pak me fat se ata. Dhe kjo është fuqia e televizionit. Unë jam kaq mirënjohëse që jam pjesë e saj”.

DeGeneres ka 17 vjet që moderon emisionin e saj “The Ellen DeGeneres Show”. Ajo e nisi fjalimin e saj duke kërkuar veprime mbi zjarret që po shkatërrojnë Australinë prej muajsh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *