21 emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë gjetur në një anije që transportonte pjesë turbine nga Spanja.
Anija u nis të premten e shkuar nga Bilbao, në Spanjën Veriore dhe ata u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Daily Mail. Ata dyshohet se u fshehën brenda një prej turbinave me erë dhe ekuipazhi i përbërë vetëm nga 10 persona, dërgoi dhjetë thirrje për ndihmë në kushtet e panikur përmes radios, pasi zbuluan emigrantët.
Saktësisht bëhet fjalë për 19 burra dhe 2 të mitur.