Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e punëtorit të ndërtimit te “5 Maji”, Konfederata e Sindikatave: Tentativa për manipulimin e ngjarjes


Një 66-vjecar humbi jetën ditën e sotme në rrugën ‘5 Maji”. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë e cila thotë se vdekja e punëtorit të ndërtimit ka ndodhur për shkak të mungesës së kushteve teknike në punë.

Sindikata thotë se ka patur tentativa për fshehjen e ngjarjes, ndaj kërkon arrestimin e menjëhershmë të pronarit të kantierit.

“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune kete te shtune ka shkaktuar tragjedine e radhes. Nje punetor ndertimi 66 vjecari me iniciale J.M eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen ne nje objekt ne rrugen 5 maji ne Tirane. Konfederata e Sindikatave te Shqiperise I shpreh ngushellimet familjes viktimes dhe kerkon te zbardhen rrethanat e ngjarjes. Shkaktaret duhet te perfundojne prapa hekurave. Inspektoriati i Punes eshte kthyer ne mbledhes statistikash dhe ka humbur misionin parandalues. Me tragjik kete ngjarje e ben fakti se ka pasur perpjekje per fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria te prangosin pronarin e kantierit. Skllaverimi i punetoreve minon procesin integrues.”, thuhet në njoftimin e Konfederatës së sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *