Një 56-vjeçar në Berat arrestohet nga policia pas akuzave për dhunë. I arrestuari me inicialet K.V dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten në banesën e tyre.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.V, 56 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.