Policia e Shkodrës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shkodër, në afërsi të shkollave dhe Universitetit duke finalizuar operacionin policor të koduar “Pedonalja”.
Gjatë këtij operacioni ka rënë në pranga një 24-vjeçar me inicialet M.K. Gjatë kontrollit policia i gjeti të riut një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike “ekstazi”, të cilat dyshohet se po i shpërndante.
Pas kontrollit në një banesën me qera të të riut, policia gjeti edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “ekstazi”. Duke e çuar sasinë e drogësm në 990 tableta.
DETAJET E POLICISË
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në afërsi të shkollave dhe Universitetit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedonalja”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Komisariatin e Policisë Shkodër.
Sekuestrohen 990 tableta me lëndë narkotike të dyshuar “Ekstazi”
Në pranga poseduesi i lëndës narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në vijim të punës për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike Ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit, referuan materialet në Prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Bazuar mbi provat e grumbulluara gjatë hetimit 3 – mujor me metoda speciale, si rezultat i të cilave rezultoi se 24 – vjeçari kishte aktivitet kriminal në drejtim të shitjes dhe prodhimit të narkotikëve, Strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Pedonalja”.
Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ku gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike “ekstazi”, të cilat po i shpërndante.
Në vijim të kontrollit, në një banesë që ky shtetas e mbante me qera, Policia gjeti edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “ekstazi”.
Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 990 tableta lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Ekstazi”.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.