Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdorëzohet në polici vjehrri i Fatbardh Licit, merr përsipër arsenalin e armëve të gjetur në Velipojë


Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit që u vra më 10 gusht të 2018-ës është vetëdorëzuar në polici.  Sipas BW, 57-vjeçari nga Shkodra ka marrë përsipër arsenalin e armëve të gjetur në fshatin Luarës në një banesë të braktisur në Velipojë.

Katër ditë më parë gjykata e shkallës së parë vendosi “arrest me burg” për këtë shtetas. Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, shtetas i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, u morën përsipër nga Remzi Kulli i cili u vetëdorëzua.

Kulli ka deklaruar në gjykatë se 10 ditë para se të vritej dhëndrri i tij Fatbardh Lici, i ka dërguar armët në atë vend bashkë me të. Mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese për shtetasin Remzi Kulli duke qenë se ka pranuar se armët janë të tijat por gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi “arrest me burg”.

Në 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge.

Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip Golf, pasi personat janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh.

Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur. Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Lici mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policisë por Kulli ka marrë përsipër autorësinë.

Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete.

Banesa ku u gjetën armët


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *