Vendosni fjalën kyçe....

Leopardi futet mes fshatit, banorët vrapojnë kush e kush të ikë më parë (Video)


Banorët e një fshati në Indi kanë rrezikuar shumë pasi një leopard u fut brenda fshatit dhe nisi të sulmonte personat që i dilnin përpara.

Ngjarja e rëndë që mundtë kishte qenë fatale ndodhi në rajonin e Punjab-it. Qindra banorë u mblodhën në rrugë dhe në çatitë e shtëpive teksa kafsha nën panik u vërtit nëpër zonë për orë të tëra.

Leopardi plagosi të paktën 4 persona përpara se autoritetet të arrinin ta kapnin. Sipas banorëve, arsyeja pse leopardi u bë agresiv ishte numri i madh i njerëzve, kurse zona është shumë e populluar dhe me shtigje të ngushta, gjë që e bëri mjaft të vështirë misionin për ta kapur.

Veterinerët e mbërritur në fshat e qëllua kafshën me 3 gjilpëra qetësuese para se ta kapnin. Pas kësaj kafsha u lëshua sërish në habitatin e saj natyral, në xhunglat e dendura të zonës.

Shpyllëzimi i rajoneve në Indi është bërë shkak për takimet e shpeshta mes kafshëve të egra dhe banorëve. Numri total i leopardëve në Indi lloaritet të jetë mes 12 mijë dhe 14 mijë individë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *