Australia po kalon 5 ditët më të nxehta. Një valë ekstreme nxehtësie e ka prekur kombin që prej të shtunës, duke shkaktuar vdekjen e kafshëve të egra si edhe një rritje të numrit të sëmurëve nëpër spitale. Byroja Australiane e Meteorologjisë u shpreh se temperatura mesatare e ditëve të fundit ka qenë 40 gradë Celcius.
Qyteti i Noona në New South Wales ndërkohë regjistroi një temperaturë gjatë natës prej 35.9 gradë celcius. Ishte temperatura më e lartë minimale e regjistruar ndonjëherë kudo në Australi, tha Byroja e Meteorologjisë (BOM).
Për të premten teperaturat do të shkojnë deri në 42 ° C.
Burimi: BBC