Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Peqin, humb jetën pasagjeri e plagoset rëndë drejtuesi i mjetit


Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në aksin Belsh-Peqin.

Një 43-vjeçar me iniciale L.Ç., ka humbur jetën pasi një makinë tip Ford është përplasur me një kamion. Viktima ishte pasagjer në makinën tip “Ford”, ndërsa drejtuesi i saj, 31-vjeçari me iniciale A.K. është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i kamionit, 52-vjeçari me iniciale D.M., është shoqëruar në polici ku po pyetet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *