Presidenti amerikan Trump, ka anuluar takimin e parashikuar me homologun e tij rus, Putin në Samitin G20 në Buenos Aires, Argjentinë.
Edhe pse më herët ishte njoftuar se Trump dhe Putin do takoheshin, ka qenë shefi i Shtëpisë së Bardhë që e ka anuluar takimin gjë të cilën e ka njoftuar me anë të një postimi në faqen e tij në “Twitter”.
Shkak për këtë është bërë incidenti me anijet ukrainase dhe sekuestrimi i tyre dhe ndalimi i marinarëve që ishin pjesë e anijeve.
“Bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer në Ukrainë, kam vendosur se është më mirë për të gjitha palët ë të anuloj takimin që ishte paralajmëruar më herët. ”
Përplasja me anijeve ukrainase dhe atyre ruse ndodhi para pak ditësh në ngushticën e Kerch-it dhe pas kësaj presidenti ukrainas shpalli ligjin e luftës në vend. Ndërsa Rusia akuzoi Kievin zyrtar se e kishte provokuar qëllimisht përplasjen.