Vendosni fjalën kyçe....

34 persona nën hetim nga prokuroria për financim të terrorizmit


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nën hetim 34 persona pasi dyshohen se financojnë terrorizmin. Sipas organit të akuzës këta shtetas janë persona të cilët janë kthyer nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak ose individë të lidhur me ta.

Personat nën hetim akuzohet se kanë ngritur një skemë nëpërmjet bankave dhe  agjencive për të trasnferuar para nga një vend në tjetrin. 

“Tv Klan”  shkruan se këta persona janë  identifikuar dhe po punohet ngushtë me disa shtete për të mësuar destinacionin përfundimtar të parave. 

 Hetimi i autoriteteve shqiptare ndaj terrorizmit vjen pasi aksioneve kundër këtij fenomeni. Në 3 Maj të 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona, që akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin dërguar në luften siriane dhjetra shqiptarë, ndër to gra dhe fëmijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *