Vendosni fjalën kyçe....

Të Fundit

Meta pret përfaqësues të pakicave në Shqipëri: Vlerë për shoqërinë, të respektohen dhe të përfshihen në institucionet e vendit

Presidenti Ilir Meta me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit ka pritur në Presidencë përfaqësues të pakicave në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në një dalje për mediet, Meta theksoi se pakicat kombëtare janë vlerë për shoqërinë tonë. Ai tha se ata duhen përfshirë në institucionet dhe çështjet e rëndësishme…

Banorët e Lumasit sërish protesta për ujin e burimit të Sinecit, përplasen me policinë, një i lënduar (VIDEO)

Banorët e Lumasit në Kuçovë janë ngritur për të disatën herë në protestë, për të mbajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Ata kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa u konsultuar me banorët…

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, eksperti: Presidenti duhet të ishte mbi palët

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është duke u zhvillur në këto momente mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Sipas ekspertit të hetimit Erind Merkuri, nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale.   “Sa i takon faktit për lirinë…

Berisha ‘Non Grata’, Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund, askush s’mund të jetë mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka qenë sot në bazën ushtarake të Pashalimanit, për të ndjekur stërvitjen e trupave në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 2021”. Në një dalje për mediet, ajo deklaroi se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, ata janë dominues. Zonja Kim u shpreh se si ambasadore e…

I mbaroi mandati por nuk doli nga zyra, lirohet nga detyra Thoma Gëllçi, drejtimin e RTSH-së e merr Martin Leka

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, me votimin e tetë anëtarëve. Kujtojmë se Gëllcit i kishte përfunduar mandati që prej datës 6 Maj, por ai nuk e kishte liruar zyrën, duke qëndruar në tejkalim të kompetencave të…