Një avokat i Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, i cili është akuzuar për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se i ka marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, tha se ai pret që çështja kundër klientit të tij në Uashington, DC, të zgjidhet me…
Junta në Niger të enjten vonë përmbysi disa marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Francën, duke e vënë në ajër fatin e bazës ushtarake të ish-zotërisë së saj koloniale në vendin e Afrikës Perëndimore. Amadou Abdramane, një zëdhënës i Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Vendit, lexoi një deklaratë në televizionin kombëtar që…
Lituania i ka shpallur më shumë se 1.000 shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë, që jetojnë në këtë shtet, si kërcënim për sigurinë kombëtare, dhe ka thënë se do t’ua anulojë lejeqëndrimet e përhershme. Vendimi vjen pasi Qeveria u ka kërkuar rusëve dhe bjellorusëve që ta plotësojnë një anketë, në të…
Kina fajësoi të premten “disa forca” brenda qeverisë italiane, të cilat tha se kishin “politizuar” Iniciativën e madhe të vendit aziatik “Brez dhe Rrugë” (BRI), anëtare e së cilës është Italia. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme kineze tha se besonte se kritikat e fundit nga Roma për lidhjet e…
Një anije e marinës ruse është dëmtuar në një sulm me dron të marinës ukrainase në Detin e Zi, thonë burimet ukrainase. Sulmi thuhet se ndodhi pranë portit rus të Novorossiysk, i cili është një qendër kryesore për eksportet ruse. Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte zmbrapsur një sulm…
Ukraina tha të enjten se vetëm presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund ta rikthejë Rusinë në Iniciativën e Kokrrave të Detit të Zi. “Ukraina po koordinon (përpjekjet) me Erdoganin për të rikthyer (presidentin rus Vladimir) Putin në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe Erdogan po koordinon me (Presidentin…
Shteti Islamik më 3 gusht njoftoi se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë. Lideri “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin xhihadist Hajat Tahrir al-Sham në provincën Idlib”, tha zëdhënësi i IS-it përmes një mesazhi të incizuar, që…
Avioni i Donald Trump është ulur në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit ‘Ronald Reagan’ përpara paraqitjes së tij në gjykatë. Ish-presidenti do niset me makinë në Gjykatën e SHBA-së Barrett Prettyman, e cila ndodhet afërsisht 8 km nga vendi ku ndodhet tani. Trump akuzohet se ka “nxitur” sulmin e 6 janarit…
Dy persona u lënduan kur një aeroplan i vogël me një motor u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në një rrugë të ngarkuar në qytetin nigerian të Lagos. “Aeroplani mori flakë nga përplasja, por flakët u frenuan nga reshjet pas atij momenti. Dy personat në bord u dërguan në spital”,…
Të paktën 14 persona u plagosën të enjten pasi një burrë e futi makinën e tij mes këmbësorëve dhe më pas sulmoi me thikë pranë një stacioni metroje në qytetin Seongnam, në jug të Seulit. Nëntë persona u goditën me thikë në vend, ndërsa pesë të tjerë u plagosën pasi…